Shoqërimi nga policia, Lapaj dhe Gashi nga komisariati: Qëndroni bashkë, nuk na ndan asgjë

Shoqërimi nga policia, Lapaj dhe Gashi nga komisariati: Qëndroni bashkë, nuk na ndan asgjë

adriatik lapaj dhe shpend gashi TIRANË-  Protesta e zhvilluar sot para Parlamentit, në kohën kur në Kuvend mbahej seanca e parë plenare e sesionit të ri, u shoqërua me tensione dhe shoqërime nga policia. Mes personave të shoqëruar ishin edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe gazetari Shpend Gashi. Pas shoqërimit, të dy kanë reaguar nga ambientet e komisariatit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku u bëjnë thirrje qytetarëve të vijojnë të qëndrojnë të bashkuar. Lapaj u ka përcjellë një mesazh protestuesve që ndodheshin jashtë, ndërsa Gashi ka deklaruar se mes tyre nuk ka përçarje dhe se protesta nuk është kundër policisë. “Për të gjithë ata që janë në merak. E mo Shpend! Përshëndetje.” “Ta them tamam, sinqerisht, në ditë të vështira...