Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e ‘vret’ vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e ‘vret’ vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

Shqipëria ishte deri një vit apo dy vite më parë, destinacioni i parapëlqyer për pushimet verore të qytetarëve të Kosovës. Por duket se dy vitet e fundit, gjithçka ka ndryshuar. Numri i personave që shfaqin interes për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka rënë dukshëm. Të dhënat e institutit shqiptar të statistikave, INSTAT tregojnë se për 5 mujorin e parë të këtij viti, hyrjet e shtetasve të huaj kanë rënë me 7%. Ndërsa në 2024-n, hyrjet e shtetasve nga Kosova ishin pothuajse në të njëjtat nivele sa një vit më parë, përkundrejt tendencës rritëse dy shifrore që ishte konstatuar...