Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shoqata e Turizmit alarmon: Çmimet në bregdetin shqiptar po rrezikojnë të largojnë turistët nga Kosova
Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve në bregdetin shqiptar gjatë muajve korrik–gusht 2025, duke paralajmëruar pasoja serioze për të ardhmen e turizmit në Shqipëri. Në një reagim publik, ai thekson se ngritja e paarsyeshme dhe e pakoordinuar e çmimeve në resortet dhe hotelet shqiptare po dëmton jo vetëm përvojën e pushuesve, por edhe imazhin e vendit si destinacion turistik i qëndrueshëm. “Ky shqetësim tashmë ka kaluar kufijtë dhe është bërë temë edhe në media ndërkombëtare, përfshirë gazetari italianë që kanë raportuar për çmime...