Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Shokohet” turisti gjerman në Ksamil, Fibank i mbajti 75 euro komision për tërheqjen 400 euro
Turisti gjerman KSAMIL- Një incident që ngre shqetësime serioze për abuzimet me tarifat bankare në zonat turistike ka ndodhur së fundmi në Ksamil, ku një turist gjerman është përballur me tarifë të majme komisioni gjatë një transaksioni të thjeshtë. Turisti ka kryer një tërheqje prej 400 eurosh në një ATM të FI Bank, por nga llogaria e tij u zbritën gjithsej 475.80 euro – çka përkon me një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% të shumës së tërhequr. Vetë turisti ka denoncuar rastin dhe ka publikuar shifrat në rrjetet sociale, teksa e cilëson "një përvojë shokuese", ndërsa deklaron se nuk ishte paralajmëruar për një komision kaq të lartë përpara përfundimit të transaksionit. Madje, ai shtoi se me një tarifë të tillë komisioni nuk ishte...