Shoferi i Porsche-s kapet me 320 km/h në autostradën gjermane, trefishi i kufirit të lejuar

Shoferi i Porsche-s kapet me 320 km/h në autostradën gjermane, trefishi i kufirit të lejuar

Një shofer Porsche është kapur duke udhëtuar me 320 km/h në autostradën gjermane A2 pranë qytetit Burg në landin Saksoni-Anhalt, thuajse trefishi i kufirit të lejuar prej 120 km/h në atë segment.  Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të shpejtësisë në disa pjesë të rrugëve, sipas The Guardian. Policia bëri të ditur se shoferi, i cili drejtonte një Porsche Panamera me vlerë mbi 100 mijë euro, do të përballet me një gjobë prej 900 euro, një pezullim tre mujor të patentës, dhe ndëshkime të tjera. Identiteti dhe mosha e tij nuk janë bërë publike. Segmenti i autostradës A2, që lidh rajonin industrial të Ruhr-it me Unazën e Berlinit,...