Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkupi pret Samitin BE–Ballkani Perëndimor/ Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian
Në Shkup po zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme politike të rajonit: Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në zbatimin dhe avancimin e Planit për Rritje. Nën mikpritjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, samiti ka mbledhur krerë shtetesh, ministra, zyrtarë të lartë të BE-së, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave rajonale. Samiti përfshin dy panele kryesore: i pari i dedikuar progresit të Planit për Rritje dhe i dyti për mekanizmat konkretë të mbështetjes dhe implementimit të tij. Kryeministri Mickoski dhe Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, mbajtën fjalimet kryesore, të...