Shkulen pllakat përkujtimore të 4 viktimave të 21 Janarit, xhaxhai i Aleks Nikës: Një goditje e rëndë morale për ne
“Është një goditje e rëndë morale për ne”, shprehet Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, pas dëmtimit të pllakave përkujtimore të katër viktimave të 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë protestës së një dite më parë, tre nga pllakat e bronzit të vendosura në nderim të Aleks Nikës, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit janë shkulur plotësisht, ndërsa pllaka e Aleks Nikës është shkulur pjesërisht dhe është dëmtuar. Në një intervistë nga vendi ku ndodhet pllaka përkujtimore e nipit të tij, Mark Nika tha se e kishte mësuar nga mediat dëmtimin e saj. “Është vrarë Aleksi më 21 Janar nga Garda e Republikës. Në shenjë kujtimi është vendosur kjo pllakë, për të përkujtuar vendin dhe ditën e vrasjes së Aleksit. Sot nga...
Burimi:
kohajone.com