Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkrumboi 2 milionë euro mall… U shkaktua nga një cigare e hedhur nga një 38-vjeçar nga Kosova
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr masiv në një qendër shitjesh në Ulqin, duke hedhur një cigare të ndezur në afërsi të objektit. Sipas raportimeve të mediave lokale, i arrestuari është identifikuar si L.H. (38), ndërsa policia malazeze deklaron se pas hetimeve në vendngjarje, të mbikëqyrura edhe nga ekspertë të zjarreve dhe shpërthimeve, është konstatuar se zjarri u shkaktua nga faktori njerëzor. “L.H. dyshohet se ka hedhur një cigare të ndezur pak para se të hynte në objektin që më pas u përfshi nga flakët. Si rezultat, zjarri...