Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkrumbohet “Fast Food-i” në Korçë, dyshimet e para të Policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një “fast food” është përfshirë nga flakët në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Korçës. Zjarri ka rënë në ambientet e brendshme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas burimeve, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërin nga frigoriferët, i cili ka bërë masë elektrike, duke dëmtuar më pas edhe pajisje të tjera, përfshirë edhe banakun. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar gjithashtu edhe orenditë e brendshme të lokalit. Në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili ka arritur të izolojë në kohë flakët, duke parandaluar...