Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkrumbohet banesa në një fshat të Krujës, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë
Zjarri në banesën e Sulejman Doku në fshatin Berkanesh të Krujës, e ka shkrumbuar totalisht shtëpinë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sipas kryefamiljarit zjarri është diktuar nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për të larguar njërin nga djemtë invalid dhe familjarët e tjerë. Ndonëse zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur menjëherë, ka qenë a pamundur të shpëtonin gjë. Sipas 81-vjeçarit Sulejman Doku, zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, ai bën thirrje për ndihmë dhe u kërkon institucioneve mundësi strehimi.