‘Shkrirja’ e 15 bashkive? Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS për ‘Territorialen’
brace-sinaj TIRANË- Deputetët e PS-së dhe ministrat e kabinetit qeveritar u mblodhën sot në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku në fokus ka qenë Reforma Territoriale. Gjatë mbledhjes, mësohet se dy deputetë socialistë kanë dalë kundër propozimit për shkrirjen e 15 bashkive. Bëhet fjalë për deputetët e PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët mësohet se kanë shprehur rezerva për propozimin e shkrirjes së bashkive. Sipas raportimeve, në fund të mbledhjes së Grupit të PS-së, Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër. Sipas burimeve nga mbledhja, deputetët janë shprehur se me reduktimin e bashkive, reduktohet edhe efikasiteti i shërbimeve. Qëndrimi i tyre vjen vetëm 3 ditë para votimit të draftit në Kuvend, teksa miratimi i reformës territoriale kërkon 84 vota. Propozimi i...
Burimi:
zeri.ai