No Image Available

Shkoi të merrte lopët në mal, 20-vjeçari zhduket pa gjurmë në bjeshkët e Hasit

Një 20-vjeçar nga fshati Pus i Thatë në Has rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së së dielës, ndërsa familjarët, banorët e zonës dhe Policia e Kukësit kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Shkëlzen Kastrati ishte nisur rreth orës 20:00 drejt bjeshkëve të Pusit të Thatë për të kërkuar lopët e familjes, të cilat nuk ishin kthyer në banesë si zakonisht. Por i riu nuk u kthye më në shtëpi dhe, që prej atij momenti, familjarët kanë humbur çdo kontakt me të. Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, të afërmit kanë nisur kërkimet në zonën malore, të ndihmuar edhe nga banorë të fshatit dhe gjuetarë që e njohin terrenin. Situata është veçanërisht shqetësuese për familjen pasi, sipas tyre, 20-vjeçari ka disa probleme të...