Shkoi të grabiste bagëtitë, hajduti plagos me çifte pronarin e stanit

Shkoi të grabiste bagëtitë, hajduti plagos me çifte pronarin e stanit

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës. Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele, por në momentin që është pikasur nga i zoti janë konfliktuar. Personi që ka shkuar për të grabitur ka qenë me armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj Flamur Manes. Ky i fundit është plagosur dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta. Ndërkohë policia ka shoqëruar një 65-vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv