Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkoi në polici për të denoncuar vajzën e humbur, e mitura e kallëzoi për abuzim seksual/ Ja veprat penale që rëndojnë mbi Zamir Metën
Prokuroria e Fierit, zyrtarisht ka regjistruar procedim penal për Zamir Metën për dy vepra penale, pas dyshimeve për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës thotë se ndaj personit nën hetim Zamir Meta, ka nisur procedimi për dy vepra penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”. Prokuroria e Fierit thekson se, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Zamir Meta është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur. ‘Me marrjen...