Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Shkodra humbi një bir, por fitoi një hero”, gjetja e trupit të Arben Anamalit, reagon kryebashkiaku Benet Beci…
Shkodra përulet për njeriun, heroin Arben Anamali. Ai nuk ishte thjesht një punonjës, as thjesht një kapiten anijeje. Ishte një njeri që zgjodhi jetën e të tjerëve para jetës së vet. Një ngjarje e rëndë, që tronditi gjithë Shkodrën, por që njëkohësisht lartësoi emrin e qytetit dhe të Bashkisë Shkodër. Me guximin, sakrificën dhe zemrën e tij, ai mbrojti jo vetëm jetën e turistëve që ndodhej në rrezik, por edhe nderin dhe dinjitetin e vendit të tij. Kapiteni nuk u kthye më, por la pas një vepër që e bëri të përjetshëm në kujtesën e të gjithëve. Shkodra humbi një...