”Shkodra Elektronike” në mbështetje të revoltës studentore: Ndryshimi kërkon guxim dhe frymëzim

”Shkodra Elektronike” në mbështetje të revoltës studentore: Ndryshimi kërkon guxim dhe frymëzim

Showbiz E Premte, 16 Tetor 2026 14:29 ”Shkodra Elektronike” ka shprehur mbështetjen për revoltën studentore në Tiranë, duke theksuar se zemrat e tyre janë pranë studentëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë ndryshim. Përmes një mesazhi në ditën e publikimit të këngës së re “Me Dashtë”, grupi u shpreh se dëshironte ta festonte këtë moment, por vëmendja dhe solidariteti i tyre janë me të rinjtë që protestojnë. “Sot publikohet ‘Me Dashtë’. Donim ta festonim këtë ditë, por zemrat tona janë në Tiranë, me studentët dhe me të gjithë ata që nuk duan më të largohen”, thuhet në mesazh.