Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
“Shkodra Elektronike” magjeps Bazelin me trashëgimi shqiptare në Eurovision 2025
👁9255
Në një qytet që ndërthur elegancën alpine me një trashëgimi të thellë kulturore, Eurovision 2025 nisi zyrtarisht mbrëmjen e së dielës me ceremoninë e tapetit të bruztë, duke hapur siparin e një prej spektakleve më të mëdha muzikore në botë. Midis ngjyrave, kamerave dhe entuziazmit ndërkombëtar, një delegacion tërhoqi vëmendjen si rrallë herë më parë: grupi shqiptar “Shkodra Elektronike”.E veshur me një fustan të punuar me dorë nga nëna e saj, dizajnerja Irina Dema, këngëtarja Beatriçe Gjergji solli para botës jo thjesht një paraqitje estetike, por një rrëfim kulturor. Fustani, i ndërtuar mbi motivet e trashëgimisë shqiptare, ishte një nderim...