Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkodër/ Zbulohet baza kriminale në Rrencë, sekuestrohen armë dhe municione
👁12163
Është zbuluar sot në fshatin Rrencë në Shkodër, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Ç. J., 61 vjeç, pronari e banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale, shtetas ky me precedentë kriminale. Sipas policisë armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar...