Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
👁13869
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Premtimi”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), Forcën e Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Në bazë të një vendimi të datës 7 maj 2025, lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u ekzekutuan kontrolle fizike dhe në automjete ndaj gjashtë shtetasve: F. V., B. L., D. D., S. Z., B....