Shkodër/ Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy të mitura, bien në pranga dy 19-vjeçarët

Shkodër/ Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy të mitura, bien në pranga dy 19-vjeçarët

Dy 19-vjeçarë kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi shfrytëzuan dy të mitura. Nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Top Channel