Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sipas uniformave blu mësohet se janë proceduar penalisht 2 roje mjedisi, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. “Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe...
Burimi: Opinion.al