Shkodër, në pranga 23-vjeçari që transportonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit

Shkodër, në pranga 23-vjeçari që transportonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër, pasi dyshohet se transportonte kundrejt pagesës shtatë shtetas të huaj, me synim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi. Në kuadër të operacionit të koduar “Transit 4”, policia arrestoi shtetasin L. M., banues në Urën Vajgurore, i cili dyshohet se ndihmonte shtetasit e huaj për të kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Vukpalaj–Aliaj, uniformat blu ndaluan automjetin që drejtohej nga 23-vjeçari. Brenda tij u gjetën pesë shtetas nga Filipinet dhe dy nga Afganistani. Automjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.