Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti mes tyre. Në pranga ka rënë shtetasi Sirjan Jahja, banues në Dobraç. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se për motive të dobëta 41-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin me iniciale A. K. Njoftimi i policisë: Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë. Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet arma...
Burimi: Opinion.al