Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkodër/ Gjendet i pajetë 47-vjeçari, dyshohet se është pickuar nga bletët
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i 47-vjeçarit Z. V. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.