Shkodër, arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi

Policia e Kufirit dhe Migracionit në Shkodër ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 4”, duke goditur një rast tjetër të ndihmës së dhënë emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore. Ai u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, shtatë shtetas të huaj – pesë nga Filipinet dhe dy nga Afganistani – të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi. Ndalimi u krye në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj. Automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët u sekuestrua. Operacioni u organizua në vazhdim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e...