Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shkencëtarja që ra viktimë e dinjitetit dhe bukurisë
SHKRUAN: BAJRAM MJEKU Sabiha Kasimati është nxënësja e parë e Liceut të Korçës dhe biologia e parë shqiptare. Ishte bija e një mjeku me origjinë nga Libohova dhe u lind në vitin 1912 në Edrene të Turqisë. Sabihaja në Liceun e Korçës ishte shoqe e klasës edhe me shkrimtaren e parë shqiptare, Musine Kokalari. Për ironinë e fatit, shokë klase ishin edhe me diktatorin shqiptar, Enver Hoxha. Sabiha Kasimati është vetëm njëra nga shumë gra shqiptare, e cila ra viktimë e dinjitetit dhe bukurisë. Bashkëkohanikët dëshmojnë se diktatori Hoxha, jo rrallë i është vardisur vajzës së bukur e me dinjitet, refuzimi i së cilës ndolli hakmarrjen rreth tridhjetë vjet më vonë. Në vitin 1936, Sabiha Kasimati fitoi bursë studimi nga Mbretëria shqiptare. U regjistrua në Fakultetin...