Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

Një studim i ri shkencor ka hedhur dritë mbi mënyrën se si përhapet sëmundja e Alzheimerit në tru, duke sugjeruar se uji mund të luajë një rol shumë më të rëndësishëm sesa mendohej deri më tani. Kërkimi, i publikuar në revistën prestigjioze PNAS dhe i raportuar nga Science Alert, është realizuar nga studiues të Universitetit Northwestern dhe Universitetit të Kalifornisë. Shkencëtarët u përqendruan te proteina e njohur si tau, një nga faktorët kryesorë që lidhen me Alzheimerin dhe format e tjera të demencës. Në një tru të shëndetshëm, kjo proteinë ndihmon në stabilizimin e strukturave të qelizave nervore. Megjithatë, te pacientët me Alzheimer, ajo mund të deformohet dhe të grumbullohet në struktura të quajtura fibrile, të cilat dëmtojnë dhe përfundimisht shkatërrojnë qelizat nervore. Sipas studiuesve,...