Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkencëtarët filmojnë një krijesë ‘gjigante’ duke notuar në brigjet e Antarktidës
👁12763
Një krijesë e rrallë dhe misterioze e oqeanit, një kandil deti gjigant fantazmë (Stygiomedusa gigantea), është filmuar gjatë një misioni 8-ditor kërkimor në brigjet e Antarktidës, pranë Detit Bellingshausen. Zbulimi i jashtëzakonshëm është raportuar nga ‘Discover Wildlife’, duke ngjallur interes të madh në botën shkencore dhe më gjerë. Kjo krijesë e pazakontë, me një pamje të tejdukshme, të errët dhe thuajse jashtëtokësore, u regjistrua nga automjeti i telekomanduar ROV SuBastian, i operuar nga bordin e anijes kërkimore R/V Falkor, pjesë e misionit të Institutit të Oqeanit Schmidt. Ekspedita nisi pas shkëputjes së një ajsbergu masiv me sipërfaqe rreth 510 kilometra...