Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një shkëmbim të disa të burgosurve të luftës, por kjo gjë nuk ndodhi. Sipas BBC, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, ka akuzuar Ukrainën për shtyrjen e papritur të një shkëmbimi për një periudhë të pacaktuar kohore. Deri tani pala ukrainase nuk ka reaguar. Raportet në mediat lokale në fillim të kësaj jave citojnë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të ketë thënë se kishte plane për një shkëmbim këtë fundjavë, me 500 persona që do të ktheheshin në Ukrainë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv