Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Shkëlqen gjimnastika shqiptare, medalje bronzi në Portugali
Vendi i tretë dhe një medalje bronzi me shumë vlerë. Gjimnastika shqiptare ka shkëlqyer në edicionin e 5-të të “World Gym for Life Challenge”, aktivitet ky i realizuar në Lisbonë, Portugali. Ekipi Kombëtar i Gjimnastikës performoi denjësisht në këtë event, ku merrnin pjesë kombëtaret nga të gjitha vendet e botës. Gjimnastet tona, Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela, Melisa Agolli, të trajnuara nga teknikët e ekipit kombëtar, shpalosën ndër performancat e tyre më të mira, duke e merituar një vend...