Shkeljet gjatë numërimit të votave, KAS – Celibashit: Kallëzo në Prokurori komisionerët e partive

Shkeljet gjatë numërimit të votave, KAS – Celibashit: Kallëzo në Prokurori komisionerët e partive

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka kërkuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të nisë procedurat për kallëzim penal në prokurori ndaj anëtarëve të grupeve të numërimit të partive politike në qarqet ku u krye rinumërimi i votave. Sipas KAS, gjatë këtij procesi janë konstatuar mospërputhje të theksuara midis tabelave të rezultateve të miratuara nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe gjendjes reale të fletëve të votimit. KAS thekson se këto mospërputhje, në disa raste, tregojnë tjetërsim të rezultatit të votave nga anëtarët e grupeve të numërimit. Për këtë arsye, kërkohet një hetim administrativ për të dalluar nëse...