Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore, 13 persona përfundojnë në gjyq, mes tyrë 10 inspektorë
👁11551
Foto Ilustruese TIRANË- 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore janë marrë të pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën me dije se ata kanë lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Sipas Prokurorisë, këta persona akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale. Ndërsa inspektorët dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale...