Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 13 persona
👁12315
13 persona janë dërguar nën gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pas mbylljes së hetimeve për skandalin e mbetjeve spitalore, ku rezultoi një skemë e gjerë falsifikimi dhe bashkëpunimi mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë. Administratorët e tre kompanive akuzohen për përfitime të padrejta në një sërë spitalesh publike duke bërë deklarime të rreme pa pasur kapacitetet mbi pajisjet teknologjike për sterilizimin e mbetjeve. Ndërsa 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve shtetërore janë dërguar për gjykim për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kryer inspektime reale dhe kanë lejuar shkelje të lejeve mjedisore. Top Channel zbulon se bëhet fjalë për kompaninë “Vale...