Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për vendosjen e sanksioneve administrative ndaj disa partive politike që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin më 11 maj 2025. Kërkesa mban datën 3 tetor 2026, ku theksohet se pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare mbi fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore, janë konstatuar shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe detyrimeve për transparencë. Shkeljet përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzim raportesh nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarim të transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike e kontabël. Masat dhe gjobat e propozuara: Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar): Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare Partia Aleanca Arbnore Kombëtare...
Burimi:
javanews.al