Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkelje e përsëritur e ligjit zgjedhor, arrestohet votuesi në Këlcyrë për fotografi brenda kabinës
👁5139
Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në Elbasan, këtë herë është vënë në pranga një 30-vjeçar nga Këlcyra. “Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, njofton policia e Gjirokastrës.