Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkeli perimetrin e sigurisë me varkën në liqen dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë pronari
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me varkë metalike, ndëshkohet me masë administrative 100 mijë lekë drejtuesi dhe bllokohet mjeti lundrues. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare Pogradec kanë kryer një aksion patrullimi në ujërat e liqenit gjatë orëve të fundit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike. Shkelja është konstatuar në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, ku një varkë metalike po lundronte në afërsi të pushuesve. “Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin E. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit...