Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkelet armëpushimi? Ushtria izraelite: Irani ka lëshuar raketa
Ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani. Ushtria thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur raketat” dhe u ka bërë thirrje banorëve të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në një njoftim të mëtejshëm, raporton BBC. Irani nuk e ka konfirmuar sulmin. Deklarata e ushtrisë izraelite vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi dhe u bëri thirrje të dy vendeve që të mos e shkelin atë./vizionplus.tv