“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, gjatë konferencës sot me kryeministrin Edi Rama shpjegoi se dhunuesit do paguajnë para drejtësisë dhe se u identifikuan fal teknologjisë. Fjala e Ervin Demos: “Në fakt unë do doja të identifikoja specifikisht rëndësinë që ka tashmë procesi që Policia e Shtetit është duke ndjekur për sa i përket identifikimit të vazhdueshëm që bën të elementëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit. Janë një sërë burimesh informacioni që janë duke u përdorur, duke filluar me ato që janë publike, me vetë problematikën që kanë pasur media të ndryshme për sa i përket protestave që kanë ndodhur, po ashtu rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë janë përfshirë dhe të gjitha imazhet e atyre institucioneve...
Burimi:
javanews.al