Shkarkimi i Simon Shkrelit/ Spahia: Benet Beci vijon hakmarrjen politike dhe sulmin ndaj artit e kulturës shkodrane!

Shkarkimi i Simon Shkrelit/ Spahia: Benet Beci vijon hakmarrjen politike dhe sulmin ndaj artit e kulturës shkodrane!

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, tani deputeti i zgjedhur, Bardh Spahia ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut Benet Beci, për të shkarkuar aktorin dhe gazetarin Simon Shkreli. ‘Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale’, shkruan Spahia në Facebook. Postimi i plotë: Në një kohë kur nuk jep asnjë shpjegim për akuzat për korrupsion dhe hetimet që...