Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës pas ndërhyrjeve në Theth, komandohet Gentian Berberi
Gentian Berberi është komanduar drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimeve të krerëve. Ai aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Kukësit. Policia e Shtetit vendosi të shkarkojë nga detyra Fatmir Lleshin, drejtorin e policisë Shkodër dhe shefin e komisariatit, Nik Nikolla. Gjithashtu u mor vendimi për pezullimin nga detyra të shefit të Stacionit të Thethit. Këto vendime u dhanë pasi policia e zonës nuk veproi në përputhje me ligjet pas ndërtimeve pa leje në Theth, të cilat zaptuan territorin.