“Shkalla e meritës” në administratë, Rama propagandon transformim pas 13 viteve në pushtet
Edi Rama prezantoi këtë të hënë planin për transformimin e administratës publike, duke vendosur në qendër të reformës atë që e quajti “shkalla e meritës” dhe vlerësimin e punonjësve në bazë të performancës dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Sipas Ramës, synimi është që punësimet dhe promovimet në administratën shtetërore të mbështeten te aftësitë dhe rezultatet, ndërsa njoftoi edhe krijimin, për herë të parë, të një ministrie të posaçme për administratën publike dhe mirëqeverisjen, që do të drejtohet nga Adea Pirdeni. Reforma që synon vendosjen e meritokracisë në administratë prezantohet vetëm tani, pas 13 vitesh të PS në qeveri. Gjatë gjithë kësaj periudhe, administrata publike ka qenë shpesh objekt kritikash për emërime politike, ndryshime të shpeshta të stafit dhe mungesë stabiliteti profesional. “Kemi reflektuar mbi mënyrën se...
Burimi:
gijotina.com