Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Zallë. Sipas policisë, zjarri është ndezur nga shtetasi I. H.(K.) në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e mbeturinave bimore. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme toke, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur pemë frutore dhe sipërfaqe toke në fshatin Zallë, si edhe në zonat përreth, përfshirë fshatin Halil dhe vendet e quajtura “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”. Arrestimi i 67-vjeçarit u bë pas veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit për rënien e zjarrit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë...