Shkaktoi aksidentin me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur në Memaliaj, arrestohet 38-vjeçari ukrainas

Shkaktoi aksidentin me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur në Memaliaj, arrestohet 38-vjeçari ukrainas

Arrestohet shoferi ukrainas për aksidentin e djeshëm ku humbi jetën një fëmijë në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” dhe u dëmtuan lehtë 4 të tjerë. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin ukrainas V. T., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.