Shkaktoi aksidentin dhe u largua, AMP ekzekuton vendimin ndaj efektivit të policisë

Shkaktoi aksidentin dhe u largua, AMP ekzekuton vendimin ndaj efektivit të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë, pranë DVP-Korçë. Efektivi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një...
Burimi: Sot.com.al