Shiu shuan zjarret, vetëm një vatër aktive

Shiu shuan zjarret, vetëm një vatër aktive

Shërbimi i Emergjencave Civile ka raportuar sot një situatë relativisht të qetë në vend sa i përket zjarreve. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 25 vatra zjarri, por vetëm një prej tyre mbetet aktive dhe nën monitorim. Vatra e vetme aktive ndodhet në malin mbi fshatin Dhivër, në Bashkinë Finiq. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore në lartësi, dyshohet si pasojë e një rrufeje. Ajo po mbahet nën kontroll nga shërbimi lokal i mbrojtjes nga zjarri (MZSH). Ndërkohë, me ndihmën edhe të reshjeve të shiut janë shuar me sukses një numër i madh zjarresh në të gjithë vendin, duke përfshirë zona si: Gryksh i Madh, Elbasan (ku u angazhuan 70 forca dhe 5 zjarrfikëse). Dhorës, Skrapar. Gurë-Lurë, Parku Kombëtar Lurë (me 60 forca...