Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shiu përmbyt Vlorën, pushuesit “ia mbathin” nga plazhi (FOTO)
Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë pasditen e kësaj të marte nga një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë. Stuhia ka përfshirë të gjithë qytetin, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke detyruar pushuesit të largohen nga plazhet. Reshjet me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në disa lagje me rrugët e tejmbushura me ujë, duke vështirësuar edhe qarkullimin për automjetet. Një prej rrugëve dhe zonave më të prekura nga përmbytjet e shiut të verës është edhe ajo “Albano dhe Romina”, ku ka prezencë të madhe uji dhe vështirësi për qarkullim. Po ashtu, brenda lagjes ‘Pavarësia’, ‘Skelë’, rrugët janë bërë gati të pakalueshme për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve dhe sasisë së madhe të ujit. Pëveç ujit...