Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja
Një shqiptar dhe dy shtetase të huaja janë vënë në pranga, pasi akuzohen për prostitucion e shitje lëndësh narkotike. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin...