Shiti piktura të falsifikuara të Andy Warholit për 6 milionë dollarë, dënohet me burg
Një tregtar arti nga Miami është dënuar me 46 muaj burg federal të enjten, në kuadër të një çështjeje që lidhet me përpjekjet e tij për të shitur piktura të falsifikuara të artistit të njohur amerikan Andy Warhol. Leslie Roberts po përballet me dënimin e dytë me burg që nga hapja e galerisë së tij, Miami Fine Art Gallery, në vitin 1997. Në vitin 2015, ai ishte dënuar me 22 muaj burg për një rast që përfshinte piktura të falsifikuara të Romero Brittos dhe Peter Max. Pas dënimit, Roberts ishte vendosur nën mbikëqyrje për tre vjet, por marrëveshja u anulua në vitin 2018, pasi ai u akuzua se kishte tentuar të negocionte shitjen e një pikture të falsifikuar të Jean-Michel Basquiat, duke u rikthyer në...
Burimi:
kultplus.com