Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë
Një notere në kryeqytet është ndjekur penalisht pasi është zbuluar se ka ligjëruar shitjen dy herë të të njëjtit apartament. Nga njoftimi i policisë së Tiranës sqarohet se noterja ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament”, njofton policia. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.