Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shiti dy herë të njëjtin apartament, kapet noterja në Tiranë
Një notore akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, 57-vjeçarja Majlinda Demollari, ishte shpallur në kërkim pas operacionit “Apartamenti”. Pas ndalimit, në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Pak ditë më parë, të kuadër të këtij operacioni, u arrestua Nani Kolovani, që kishte shitur dy herë apartamentin e tij. Top Channel